Kupa Libertadores nuk është një turne për ata tifozë me zemër të dobët, e këtë e konfirmoi edhe ndeshja mes Santosit dhe Independientes, e mbyllur mes polemikave me kualifikimin e argjentinasve në raundin tjetër.

Si në sfidën e parë, ashtu dhe në kthim, surprizat ishin të pashmangshme, e po kështu edhe kaosi.

Ndeshja klasike që rezervonte duelin braziliano-argjentinas u mbyll 3-0 në tavolinë për Independienten, edhe pse në fushë shifrat certifikuan barazimin 0-0.

Por, argjentinasit morën fitoren në tavolinë për aktivizimin e parregullt të uruguajanit Sanchez në radhët e Santosit.

Brazilianët apeluan vendimin, që gjithsesi u hodh poshtë, dhe kaosi e përplasjet fizike nuk munguan pas eliminimit të bujshëm të brazilianëve.

Ndeshja e kthimit u mbyll 12 minuta para kohës së rregullt, me vendim të arbitrit, pas një shiu fishekzjarresh dhe sendesh të forta që shkaktuan edhe të lënduar.

Artikulli paraprakGREQI, FLAKË NË ANIJEN ME 1000 PERSONA NË BORD
Artikulli tjetërAKUZOHEN PËR VRASJE, XHAXHAI E DY NIPAT NË BURG PËR 45 DITË