Rreth 45 deputetë të opozitës kanë reaguar sot në seancë plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste.

Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu prej 2 muajsh, edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.

Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament.

Artikulli paraprakÇFARË NDODHI? ÇMIMET NË SHQIPËRI PO RRITEN, NDËRSA NË VENDET E TJERA TË EUROPËS PO ULEN
Artikulli tjetër“MAXHORANCA PO BLLOKON REFORMËN”, ALIBEAJ: PD E GATSHME PËR NJË KOD TË RI ZGJEDHOR, PËR VOTËN E EMIGRANTËVE DHE LISTAT E HAPURA