Qytetarët e Shkodres po përballen me një fenomen shqetësues në zyrat e gjendjes civile.
Këto ditë të nxehta vere, pritje me orë të tëra për aplikimin e pashaportave apo kartave të identitetit , si në cdo stine vere rradhët janë të stërgjata por edhe puna zhvillohet me ritme të ngadalta qytetarët ndihen të shqetësuar nga ky fakt që nuk ka zgjidhje.
Mungesa e energjise elektrike ka veshtirësuar procesin e punës duke bërë që qytetarët dhe emigrantë që vijnë për të rinovuar dokumentet e identitetit të shprehen të indinjuar se nuk marrin asnjë pergjigje nga punojesit e zyrave dhe kjo situatë që nuk dihet deri kur do te vazhdoj.
Si cdo vit kjo situatë sa vjen e rëndohet më shumë ,si pasojë e punës së ngadaltë nga personeli, mungesa e dritave apo dhe internetit.
/ Star Plus TV /