Kjo është situata që krijohet çdo ditë brenda rrethimit të Spitalit Rajonal të Lezhës.Në hyrje të spitalit të gjithë paguajnë tarifën, por gjetja e një vendparkimi për automjetin është kthyer në sfidë për qytetaret që kanë nevojë për shërbim shëndetësor.Problematika më e madhe është gjatë oreve të paraditës, ku nga kaosi që krijohet shpesh herë bllokohet dhe lëvizja e automabulancave.Në mungesë të hapësirave brenda parkingut të spitalit, qytetaret detyrohen ti parkojnë automjetet jashtë, por që përballon me gjoba nga policia rrugore.
Problematika është shtuar më shumë pas ndërtimit të godines së maternitetit, ndërsa si zgjidhje do të kishte qenë ndërtimi i një parkingu nëntokësor.