Rreth 30 persona janë zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive ditën e djeshme në mbrëmje në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate në Gjermani , për shkak të shirave të mëdha dhe përmbytjeve.

Rreth 25 shtëpi të tjera rrezikojnë të shemben në zonën Eiffel, sipas CNN.

Një zjarrfikës u mbyt dhe ushtria është vënë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e bllokuar, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje më katastrofike në 25 vjet, në Gjermaninë perëndimore.

Transporti rrugor dhe hekurudhor u ndërpre në vende të ndryshme.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman ka lëshuar paralajmërime ekstreme të motit në tre shtete .Në Hagen, një qytet me 180,000 banorë, u shpall gjendje e jashtëzakonshme pasi lumi Folme doli nga shtrati.

Është paralajmëruar se brenda orëve të ardhshme uji mund të arrijë nivele edhe më të larta, ndërsa personave që jetojnë afër lumenjve i është kërkuar të lëvizin menjëherë në zona më të larta.

Disa zona të Hagen janë deklaruar të izoluara dhe të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit .

Armin Lasset, kryeministri i Nordrhein-Ëestfalen dhe Kancelarja Angela Merkel, pritet të vizitojë rajonin sot.

Artikulli paraprakPOLICIA APEL SHOFERËVE: RESPEKTONI RREGULLAT, QËLLIMI NUK ËSHTË GJOBA! MOS SHPEJTONI SE KUDO KA RADARË E KAMERA
Artikulli tjetërMACRON VENDOS CERTIFIKATËN E VAKSINIMIT ‘BILETË’ PËR TU FUTUR NË BARE E RESTORANTE, MIJËRA QYTETARË NGRIHEN NË PROTESTA: DIKTATURË