TRAJNJERI KËRKOI PEZULLIM PËR MUNGESËN NË STËRVITJE. Çfarë kaosi tek Barcelona. Tashmë janë zbardhur dhe motivet e grindjes ndërmjet Messi-t dhe Luis Enrique. Siç raporton spanjollja “Sport”:
“Pleshti” nuk e ka pritur aspak mirë stolin në takimin kundër Real Sociedad. Një ditë më pas mungesa e tij në seancën stërvitore me dyer të hapura, i la një shije të keqe trajnerit katalanas. Reagimi i Enrique nuk vonojë. Gjithnjë sipas “Sport”: ish trajneri i Romës dëshironte të nistë një proces disiplinorë kundër Messi-t, por vetëm ndërhyrja e veteranëve Xabi, Iniesta dhe Busquets bindi Enrique-n të ndryshonte ide. Situata nisi të bëhej e nxehtë menjëherë pas shkarkimit te drejtorit sportiv Zubizarreta dhe dorëheqjes së Puyol. Tashmë tensioni ndërmjet Enrique dhe Messi mund të shkatërrojë një sezon të tërë. Presidenti Josep Maria Bartomeu është duke bërë gjithçka për të qetësuar situatën, pasi një largim i Enrique në janar vetëm sa do ta përkeqësonte situatën, pasi një largim i Messi-t as qe bëhet fjalë. Në Spanjë tifozët dhe mediat nuk kanë asnjë dyshim: Messi është i paprekshëm, fajtori i vetëm për këtë situatë është Luis Enrique.