Për kaosin e Rithemelimit sot në Kuvend reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Në nisje të postimit të tij në rrjetet sociale, Rama, thotë se autorit e rikthimit kaq shpejt në identitet është një i ish-kryeministër në arrest shtëpi, një ish-zv kryeministër i arratisur nga drejtësia, një kriminel italian iu dënuar në vendin tonë si dhe një program i Rai 3 që i shpalli ata heronj. Sipas Ramës, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

‘Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;

Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës. Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.’- shkruan Rama.

Artikulli paraprakQENDRAT SHËNDETËSORE VERORE, BRATAJ: ANGAZHIM DHE KOORDINIM I DISA INSTITUCIONEVE
Artikulli tjetërBIDEN NË SHËNIMIN E DITËS D: NE NUK DO TA BRAKTISIM UKRAINËN