Dje rreth orës 17:30, një kontratë e firmosur nga “Fly Ernest” bëri të mundur që udhëtarët që kishin mbetur të bllokuar në aeroportin e Rinasit të niseshin drejt destinacioneve të tyre. Kjo u konfirmua këtë mbrëmje nga Krislen Keri, drejtor i Autoritetit shqiptar të Aviacionit Civil.

Drejtori i Aviacionit theksoi se strukturat janë duke punuar me orare të zgjatura për të bërë të mundur që të firmosen nga Fly Ernest kontrata të tjera të ngjashme me atë që u firmos sot, për të dërguar në destinacion udhëtarët që kanë prerë biletat deri më 13 janar.

Krislen Keri tha se është Autoriteti italian i Aviacionit Civil që ka vendosur për pezullimin e lincencës së kompanisë ajrore, për shkak të detyrimeve financiare. Më datë 13, italianët do të marrin vendimin përfundimtar për Fly Ernest, në bazë të reagimit të tyre ndaj detyrimeve financiare.

Artikulli paraprakMILAN I HAP RRUGË IBRAHIMOVIC, ANKAND PËR YLLIN E SKUADRËS
Artikulli tjetërINFO PLUS – 08.01.2020