Do të mblidhet sot sekretariati i Etikës, për masat ndaj deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, që kanë kërkuar deputetët e Partisë Socialiste, pas kaosit që krijuar në Kuvend si dhe sherrit me kolegen e tyre Flutura Açka në Komisionin e Medias.
Përmes dy kërkesave, PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve për seancën e së hënës, ku për shkak të kaosit të tyre as Presidenti nuk mundi të mbante fjalën në seancë plenare.
Për këtë, dy deputetët mund të kenë ndëshkim minimal, por pozitat e tyre mund të rëndohen nga kërkesa e dytë për përplasjen verbale me deputeten e PD, Flutura Açka në Komisionin e Medias.
Sipas rregullores së re, për përplasjen me Açkën dhe dëmtimin e mikrofonave, 2 deputetët rrezikojnë deri në 2 muaj përjashtim.