Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së, që sipas tyre krijuan kaos dje në Kuvend.

Socialistët kanë kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetëve; Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Pirolin. Dje seanca plenare u përfshi nga kaosi dhe tensionet, ndërsa në hyrje të sallës pati përplasje mes Gardës dhe opozitarëve.

Disa prej tyre nuk u lejuan që të hyjnë në sallën e Kuvendit, pasi ishin përjashtuar. Sakaq, dje me votat e maxhorancës u miratua rregullorja e re që përcakton 30 deri në 60 ditë përjashtime për deputetët që prishin seancat plenare.

Artikulli paraprakPARAQITET NË SPAK HAKI ÇAKO, KREU I EMERGJENCAVE CIVILE
Artikulli tjetërKREU I EMERGJENCAVE CIVILE, HAKI ÇAKO RRETH NJË ORË NË SPAK: U THIRRA NË CILËSINË E PERSONIT QË KAM DIJENI