Drejtori I Shërbimeve publike ne Bashkinë e Shkodrës, Alfred Luleta, personi I cili duhet të angazhohet dhe e ka per detyre qe te jete pjese e zgjidhjes se problematikes se kaosit te krijuar në Shkodër, është zhdukur nga Bashkia e Shkodrës menjehere sapo eshte informuar se Star Plus ndodhet aty. Pervec se nuk ka qene present ne zyre, nuk ka denjuar as të përgjigjet në telefon edhe pse per disa here eshte kontaktuar nga gazetari I Star Plus TV.

Një situatë sa komike, por edhe problematike, se kujt I është besuar një drejtori kaq e rendesishme per Shkodranët, sic janë sherbimet publike, ndoshta ne diten e tyre me te keqe, e aq me teper pjesa e organizimit të trafikut, ku gjatë 5 viteve te fundit, ky person nuk ka ndërruar as edhe nje tabele të vetme. Perballe problematikave, te cilat vijojne prej vitesh, ky person ka zgjedhur të fshihet, duke mos iu pergjigjur interest te Star Plus. Megjithate, Star Plus, është betuar se do te jete zeri I qytetareve te Shkodres, I banoreve te cilet ankohen cdo dite, dhe perballen me kaosin, qe zoti Luleta e ka per detyre ti jape zgjidhje

Artikulli paraprakXHAMIA E PLUMBIT DREJT RIKONSTRUKSIONIT
Artikulli tjetërGILMAN LIKA: NDESHJA ME TEUTËN SI NJË FINALE PËR NE