Gazment Bardhi ka folur për kaosin e shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës duke bllokuar Foltoren. Bardhi tha se shpreson se nga kjo revoltë të reflektojnë deputetët e mazhorancës.
‘Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, situata ku mazhoranca ka përfshirë kuvendin është e papranueshme. Kanë rrëzuar me zero argumente për rrëzimin e Komisioneve Parlamentare. Jemi detyruar që sot, të nxituri të krijojmë të mos lejojmë zhvillimin e seancës plenare. Ne donim të përballnim idetë sot, mirëpo kur i mbyll opozitës çdo rrugë institucionale,. Sigurisht që s’mund të vijojmë ashtu.
Në fakt socialistët duhet t’i pyesin pse refuzojnë Komisionet Hetimore. Nuk presim të na njohë asnjë deputet, E kanë zgjedhur me votim Çuçin, se kush është te opozita e vendos PD. Ne do të qëndrojmë aq saç është e nevojshme duke kërkuar që PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka mbi Kuvendin e Shqipërisë.
Ne sot do pengojmë vijimin normal të seancës. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë deri kur të kemi një njoftim për seancën sotme.’- tha ai.