Kapen 1.2 ton kanabis gati për trafik, destinacion Italia

 

 Policia kufitare ka sekuestruar mbi 1.2 ton kanabis në një operacion të zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme në Zvërnec në plazhin mes Petroliferës dhe Triportit. Sipas policisë lokale rreth orës 03:00 në zonën e Petrolifrës në një kamionçinë ‘IVECO’ me targë AH 117 AB u gjetën dhe u sekuestruan 1240 kg lëndë narkotike, kanabis të ndara në 116 paketime dhe të mbështjella me qese plastike dhe natriban. Në afërsi të kamionçinës policia ka konstatuar një automjet fuoristradë ‘Toyota’ me targë CA 4816 BY ndërsa në det është parë një mjet lundrues gomone, duke lëvizur brenda gjirit të Vlorës, i cili dyshohet se kishte për qëllim trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Nga kontrolli i ushtruar në pyllin e kësaj zone, është konstatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 m larg tij është gjetur i braktisur një automjet tjetër, ‘Land Rover’ me targë AA 889 FI. Dy fuoristradat ‘Toyota’ dhe ‘Land Rover’ pasi kanë konstatuar ndjekjen policore janë braktisur dhe autorët janë fshehur në pyll. Vlorë, kapen 1.2 ton kanabis gati për trafik, destinacion Italia +10 Vlorë, kapen 1.2 ton kanabis gati për trafik, destinacion Italia Delta Forcë dhe policia lokale vazhdojnë kontrollin nga toka për kapjen e autorëve, por edhe nga deti për të lokalizuar gomonen dhe arrestuar skafistin. Mjetet janë sekuestruar, ndërsa nga grupi hetimor po punohet edhe për gjurmët e mundshme që kanë lënë autorët në sendet e gjetura në makinat e braktisura, të të cilat do dërgohen për ekzaminime laboratorike.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI, 40 ZYRTARË TË LARTË KANË FSHEHUR DËNIMET, 50 TË TJERË JANË SHKARKUAR
Artikulli tjetërDORËHIQEN GJYKATËSIT E ÇËSHTJES SË KASTRIOT ISMAILAJT: I PANDEHURI KA HUMBUR BESIMIN TEK NE