Autoritetet turke kanë bërë të mundur ndalimin e 1.8 ton kanabis të fshehur brenda një furgoni i cili mbante materiale tekstile të ardhur nga Shqipëria dhe kishte hyrë në shtetin turk përmes pikës kufitare të Edirnesë. Droga ishte fshehur brenda bombulave të gazit për t’iu shmangur kontrollit të policisë.

Nga operacioni kanë rënë në pranga 14 persona. Sasia narkotike e ndaluar ishte në dy furgonë, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shoferëve të cilët dyshohet se mund të jenë shqiptarë.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve turke, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në furgonët që vinin nga Shqipëria.

Mediat turke kanë publikuar edhe fotot e personave të arrestuar gjatë këtij aksioni, ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhen ende i ditur.

Prej datës 25 shtator janë organizuar disa operacione për kapjen e lëndës narkotike të ardhur nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Turqisë. Sipas mediave greke arsyeja pse trafikantët zgjedhin Turqinë ka të bëjë me tregun fitimprurës pasi kostoja për kg aty kap vlerën 3-4 mijë euro, e ndërsa në Greqi 1 mijë euro.

Në datën 25 shtator u pikas një gomone me drogë në brigjet e Turqisë. Për kapjen e saj, u angazhuan 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje, në fund të së cilit u arrestuar 3 shqiptarë.

Artikulli paraprakSHERR NË DURRËS, QËLLOHET ME ARMË ZJARRI NË AJËR
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY AUTOMJETE NË SHKODËR, PLAGOSET RËNDË SHOFERI