Policia rumune ka zbuluar dhe bllokuar në kufirin me Hungarinë 111 emigrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të një kamioni.

Sipas mediave vendase, ata po tentonin të mbërrinin në Evropën Perëndimore dhe në zonën e Shengen. Emigrantët, të moshës nga 2 deri në 53 vjeç ishin nga vende të ndryshme, përfshirë Sirinë, Irakun, Iranin, Afganistanin, Pakistanin dhe Indinë.

Shoferi rumun i TIR, i cili u ndalua nën dyshimin për trafikim të paligjshëm të qënieve njerëzore, i tha policisë se nuk ishte në dijeni për praninë e emigrantëve në kamion.

Artikulli paraprakTRONDITET QYTETI, NJË PERSON GODITET ME MJETE TË FORTA
Artikulli tjetërOPOZITA: DO SHKOJMË PËRTEJ GAZIT, DEMARKACIONI NUK KALON