Kapen 116 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar në Grevena ku grekët e arrestuar udhëtonin me dy automjet.

Pas kontrollit nga policia në njërin prej automjeteve janë gjetur 36 pako me 116 kg 100 gram kanabis ndërsa mjeti i dyte shërbente per kontrollin e rruges.

Burimet nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshës 34, 36 dhe 51-vjec. Po ashtu policia kreu kontrolle edhe në banesën e tre të arrestuarve ku gjeti edhe 285 gram kanabis në total, 1 peshore, 1 thike, 6 celulare dhe 260 euro.

Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe ne zona të tjera, qindra kg kanabis që vinte nga Shqipëria. Kohët e fundit Greqia është bërë rrugë transporti që përdorin trafikantët për të shkuar në Turqi ku më pas bëhet këmbimi me heroinë.

Artikulli paraprakARRATISET I DËNUARI, IKU ME LEJE NGA BURGU I RROGOZHINËS DHE NUK U KTHYE MË
Artikulli tjetërAKSIDENT TJETER NE SHKODER, TURISTI ZVICERIAN DEL NGA RRUGA DHE BIE NE LUMIN KIR