Kapen 128 kg kanabis në pranga një shqiptar e një grek

 

Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë sekuestruar 128 kg kanabis, ndërsa në pranga ka rënë dy trafikantë. Operacioni është zhvilluar në Pogon të Janinës. Policia greke ka ndaluar dy mjete, njëra që bënte kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me drogë. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 128 kg kanabis. Në pranga ranë një shqiptar 33-vjeç dhe një shtetas grek 28-vjeç. Destinacioni i lëndës narkotike nga Shqipëria ishte tregu grek, ndërsa po punohet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikantëve.

Artikulli paraprakRIHAPET BRENDA DITËS AKSI TAMARË-VERMOSH
Artikulli tjetërKAPET SASI E MADHE DROGE, DYSHOHET SE ISHTE NISUR NGA SHQIPËRIA