Sekuestrohet një sasi prej 2.3 kg heroinë në portin e Durrësit.

Lënda narkotike u kap gjate kontrollit ne prej trageteve të linjës Durrës-Bari dhe mendohet se do trafikohej në Itali. Policia informon se “Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë”. Policia ka arrestuar dy poseduesit e drogës, ndersa ka shpallur ne kerkim nje te trete. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: –

Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

-Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim -E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Artikulli paraprakITALI/ NJË 21-VJEÇAR SHQIPTAR QËLLOHET ME ARMË NË FYTYRË
Artikulli tjetërA.LLAZANI MBETET NË BURG, GJYKATA RRËZON KËRKESËN