Kapen 2 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, ndalohet skafi në Brindizi, dy të arrestuar
Një sasi prej rreth 2 tonësh kanabis është nisur nga Shqipëria dhe kapurnë brigjet italiane të Pulias. Aksioni është bërë nga Guardia di Finanza (GdF) e Pulias, pas informacioneve të marra nga Shqipëria. Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis . Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit: D. P., 47 vjeç, Brindizi, Itali, B. H/, 25 vjeç, banues në Vlorë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Kapet skafi me 1.9 ton kanabis pranga shqiptarit e një italiani Itali, kapen 200 kg kanabis, pranga dy shqiptarėve.Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia, sipas policisë së shtetit.