Kapen 214 kg kanabis në Igumenicë, në pranga 2 shqiptarë

Antidroga e Igumenicës ka sekuestruar këtë të premte në vendin e quajtur Vasiliko, një sasi prej 214 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë greke, sasia e drogës po transportohej me një një furgon me targa greke, që drejtohej nga një 43-vjeçar shqiptar, me të cilin udhëtonte edhe një shqiptar tjetër, 38 vjeç. Të dy ata janë arrestuar. Policia helene thotë se kishte informacion për trafikimin e lëndës narkotike, e cila sipas saj ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek, pranë Konispolit. Autoritetet njoftuan gjithashtu se nga verifikimi i të dhënave ka rezultuar se ndaj 38-vjeçarit ishte nxjerrë një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol Tirana, që e kërkonte për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. Dy të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën e Igumenicës, e cila ka vendosur t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Artikulli paraprakVRASJA MAKABRE E KAMIONISTIT PËR BORXHET,DY SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërARRESTOHET GROSISTI SHQIPTAR I DROGËS, POLICIA I GJEN 34 KG DROGE