Policia e Kavajës ka ndaluar 26 emigrantë, shumica e tyre sirian të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin tokësor dhe po udhëtonin drejt shkodres per ne Malin të Zi. Sipas hetimeve paraprake ata kanë mbërritur nga Greqia me destinacion vendet e Europës dhe kanë përdorur Shqipërinë për të kaluar traznit.
Në hetim janë dhe 4 shqiptarë të cilët dyshohet se kundrejt pagesave nga 1000-1500 euro i kanë ofruar atyre lëvizjen me furgona dhe autobus. Kjo nuk eshte hera e pare kur vendi yne dhe vecanerisht pika kufitare e muriqanit shihet si nje pike e favorshme per kalimin e shtetasve ilegal. Një mënyrë tjetër për hyrjen e jashtëligjshme në zonën evropiane është edhe përmes falsifikimit të dokumenteve.
Për këtë vepër penale, specialistët e hetimit të krimit në Drejtoritë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin kanë proceduar penalisht shtatë shtetas. Po në drejtim të parandalimit të trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen nëpërmjet kufirit të gjelbër, Policia Kufitare, po kryen patrullime të përbashkëta me policitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar veprimet.