Kapen 284 gr e 150 fara kanabisi, pranga 27-vjeçarit
Rreth 284 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe rreth 150 gr fara të dyshuara kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Elbasanit pasditen e kësaj të premteje. Policia bën me dije se është arrestuar 27-vjeçari Arbër Hadroj banues në fshatin Vllazrim në Shijak. Arrestimi i tij u bë i në rrugën ‘Thoma Kalefi’ në Elbasan, ku u konstatua se i riu kishte me vete lëndën narkotike. Lënda narkotike dhe farat e bimës narkotike “Cannabis Sativa”, u sekuestruan në cilësinë e provës material ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.