Sipas vlerësimeve të para, rreth 300 kilogramë marihuanë u kapën në terminalin Doganor në Podgoricë.  Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.
Marihuana u gjet në posedim të një shtetasi të Bosnjës dhe Hercegovinës, në një kamion cisternë, i cili hyri në Mal të Zi nga Shqipëria. Droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë.

“Pasdite, një cisternë erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme “, tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës,  në posedim të një shtetasi të Bosnjës dhe Hercegovinë.

Kamioni ka kaluar nga dogana e Hanit te Hotit.

Artikulli paraprakMINISTRI I DREJTËSISË ULSI MANJA PEZULLON NGA DETYRA DY SPECIALISTË-PSIKOLOGË TË BURGUT NË SHKODËR: HETIM ADMINISTRATIV
Artikulli tjetërDITA NIS ME VRANËSIRA, PASDITJA SJELLË STUHI TË FORTA ERE DHE RREBESHE, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME