Kapet një sasi droge me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut që dyshohet se vinte nga Shqipëria

“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marijuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet se origjina e kësaj sasie të drogës është Shqipëria, ndërsa shoferi i makinës i arrestuar është 23-vjeçari A.G. nga Ohri. Sipas policisë maqedonase, droga kishte destinacion final Greqinë.

Artikulli paraprakRA NGA KATI I TRETË I HOTELIT, NDËRRON JETË TURISTI 21-VJEÇAR NGA ANGLIA
Artikulli tjetërZYRTARE/ 24 ORË PAS SUKSESIT TË FUNDIT, TRAJNERI “I JEP DUART” KLUBIT TË SUPERIORES