Pesë të arrestuar dhe 350 kg kanabis është bilanci i operacionit të policisë së Fierit.
Operacioni është kryer në mesditë nga policia e në familjen Allkaj në Mallakastër, ku u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.

Në pranga kanë rëne kryfamiljari Gezim Allkaj dhe katër të afërme te tij të cilët janë kapur në flagrancë duke e përpunuar lëndën narkotike.

Si provë material u janë gjetur dhe 13 sita artizanale të cilat përdoreshin nga të arrestuarit për përpunimin e drogës. Të arrestuarit janë Gazment Alikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.

Arrestimi i tyre erdhi pas një informacioni të marrë në rrugë operative nga policia për ekzistencën e saj në banesën familjes Allkaj.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se lënda narkotike ishte e vjetër në limitet e fundit të degradimit, çka do të thotë sipas ekspertëve se ishte prodhuar një vit më parë.

Në momentin e prangosjes, të arrestuarit janë kapur nga policia duke e përpunuar dhe paketuar sasinë e afro 350 kg.

Artikulli paraprakKATER SHQIPTARË GAROJNË PËR NË PARLAMENTIN ITALIAN
Artikulli tjetërTRE BIZNESE GRABITEN BRENDA NATËS, MERRET KASAFORTA ME 7 MLN LEKË