Katër klandestinë sirianë janë kapur mbrëmjen e kaluar në portin e Shëngjinit në tentativë për t’u ngjitur në një anije mallrash.

Sirianët kishin hyrë në port gjatë natës dhe tentuan të ngjiteshin tek anija e mallrave që po shkarkohej në Port.

Aty janë konstatuar nga rojet e sigurisë që kanë lajmëruar Policinë që më pas ka mundësuar kapjen e tyre.

Menjëherë kanë nisur hetimet për personat që mund t’i kenë orientuar sirianët deri në portin e Shëngjinit.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 02.11.2020
Artikulli tjetërMETA VENDOS QYTETARËT PARA ‘ZGJEDHJES’: 25 PRILLI, REFERENDUM ME DY ALTERNATIVA, SHQIPËRIA NË EUROPË OSE NË GROPË. PËRGJIGJJA DIHET