VIDHET EDHE NJË TJETËR MAKINË TIP “BENZ”
5 kamione me gjithsej 36 meter kub lende drusore, qe transportoheshin ilegalisht nga 5 kamione te ndryshem, jane sekuestruar nga Policia brenda 24 oreve te kaluara

.Ne njoftimin e policise thuhet se me datën 18. gusht 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të 4 shtetasve: N. C., 55 vjec, N. B., 29 vjec, S. K,  30 vjec dhe G. M, 50 vejc, qe te gjithe banues në Shkodër, sepse gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në aksin rrugor Shkodër – Dukagjin, janë kapur duke transportuar me automjetet e tyre,  secili me nga 8 metër kub lëndë drusore, për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion. Ne nje tjeter kontroll te policise me date 18 gusht 2014, kete here ne fshatin Breg te Pukes, shtetasi P.Gj, 54 vjec, eshte kapur duke transportuar me automjetin e tij Tip kamion, një sasi prej 4 metër kub lëndë drusore, për të cilat nuk kishte asnjë dokumentacion. Ndaj ketij shtetasi filloi menjehere procedimi penal, nderkohe qe komunkata e policise thekson se ky shtetas në momentin e kontrollit nuk i është bindur shërbimeve policore për ta shoqëruar në pikën e bllokimit. Po ashtu, gjate 24 oreve te fundit eshte raportuar edhe nje tjeter rast I vjedhjes se makinave. Keshtu, me datën 18. gusht 2014, filloi procedimi penal për veprën penale të «Vjedhjes», sepse në Lagjen «Manush Alimani» të qytetit Shkodër, gjatë orëve të natës është konstatuar vjedhja e automjetit Benz Mercedez me targa SH 3956 E, në pronësi të shtetasit B. H., 58 vjec. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe gjetjen e mjetit. Materialet per te gjitha rastet e mesiperme I kane kaluar Prokurorise, sipas neneve perkatese te Kodit Penal.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/3YRCGqdJehA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGRIMA LËSHON AKUZA DREJT GRABOVËS
Artikulli tjetërARREST ME BURG PËR SEKRETARIN E DEPUTETIT