Kapen 52 kg. e 291 gr. lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

 

Sekuestrohet një armë zjarri. Sot më datë 04.06.2016, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, nga Shërbimet e Grupit Operacional të Policisë Kufitare në afërsi të kufirit me Malin e Zi në vendin e quajtur Stare, Bashkia Malësi e Madhe, në kufirin e gjelbër u gjetën: •52 (pesëdhjetë e dy) kg. e 291 (dyqind e nëntëdhjetë) gr. lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva •1 (një) armë zjarri pistoletë •1 (një) karikatore me 8 (tetë) fishekë Punonjësit e Policisë Kufitare gjatë ndjekjes së 2 (dy) personave ende të pa identifikuar, gjetën të hedhur në sipërfaqen e tokës në një terren të thyer malor, lëndën narkotike që po transportohej në krahë nga 2 personat dhe armën e zjarrit bashkë me një karikatore me 8 fishekë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDIPLOMOHEN MEDRESISTET E SHKODRËS
Artikulli tjetërFESTIVALI I FILMIT PËR FËMIJË, UL SIPARIN NË SHKODËR