Sasia mbi 8 tonë kokainë e sekuestruar dy ditë më parë nga policia spanjolle ka nxjerrë në pah një rol të ri që po luhet në trafikun e pluhurit të bardhë-me çmim 28 mijë euro kilja-nga trafikantët spanjollë.

‘Me përjashtim të dy organizatave që e kanë trashëguar biznesin e mëparshëm, Sito Minanco [Jose Ramon Prado Bugallo] që vazhdon të operojnë në Galici, pjesa më e madhe e narkove spanjollë janë bërë ndërmjetësues, negociues, furnizues për bashkëpunëtorët e transportuesit e tyre në organizata të tjera të huaja,

në veçanti grupet evropiane (serbe, shqiptare, angleze, holandeze) me kartelet latino-amerikane (kolumbiane, braziliane), duke bërë shoqërimin e mallit gjatë udhëtimit të parë’, thotë një nga përgjegjësit kryesorë të luftës kundër trafikut të drogës, komisari Antonio Martínez Duarte, shefi i Brigadës Qendrore kundër të Narkotikëve.

Pasoja e kësaj situate të re është e dyfishtë: nga njëra anë operacionet fillojnë të kryhen në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera të zonës; nga ana tjetër, ndoshta më shqetësuesja për Spanjën, është hyrja në të e liderëve të disa organizatave më të rrezikshme ndërkombëtare, ‘holandezë me origjinë marokene, apo serbë, për shembull,

sidomos në Costa del Sol dhe Levante, zona në të cilat preferojnë të investojnë dhe ku po shtrijnë logjistikën për të futur droga edhe nga Maroku’, specifikojnë burime të tjera të policisë.

‘Spanjollët janë bërë bashkëpunëtorë/spektatorë, kryesisht me kolumbianët, të trafikantëve të drogës; iu shesin kontaktet dhe infrastrukturën grupeve të huaj dhe marrin komision për marrëveshjet’.

Katër operacionet e javës së fundit janë shembull i mirë i rolit të ri që po luan Spanja-ku më 2018 u arrit rekordi me mbi 35 mijë kile kokainë të sekuestruar-në tregtinë e kokainës. Në pak ditë, policia ka sekuestruar rreth 800 kile në Barcelonë, 1500 në ishujt Kanarie, 1100 të tjera në Sevilje dhe 1000 në Madrid.

‘Funksioni i spanjollëve është marxhinal, në kërkim të organizatave të reja’, thotë komisari Martinez Duarte. ‘Organizata të reja që vijnë, marrin kontaktet, marrin drogën dhe e transportojnë gjetkë’.

Artikulli paraprak110 KG DROGË NË VAZO QELQI,ARRESTOHET 47-VJEÇARI SHQIPTAR NË ITALI
Artikulli tjetërBASHA NUK TËRHIQET: LARGIMI I RAMËS I HAP RRUGË ZGJIDHJES POLITIKE DHE INTEGRIMIT NË BE