Një pronar lokali është arrestuar pasi kishte hapur biznesin e tij për lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, e ndërsa 6 të tjerë, personat që po luanin janë vënë në hetim.

Burime zyrtare nga policia e Shtetit i tha Shqiptarja.com se është arrestuar E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari kishte në pronësi një lokal në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat ku dhe u kapën 6 personat duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe sasia e lekëve që ishin vënë në lojë. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe një 33-vjeçar në Korçë.
“Arrestohet F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Korçës.

Artikulli paraprakUSHTARI TAJLANDEZ, VRET 26 NJERËZ NË QENDRËN TREGTARE
Artikulli tjetërZJARR NË SHTËPI, HUMBIN JETËN 6 FËMIJËT DHE E ËMA, BABAI IA DEL TË SHPËTOJË