BANDA E MIRDITËS VIDHTE TURISTËT DHE BANESAT NË PLAZH
Stukturat e Komisariatit të Policisë ne Lezhë arrestuan në flagrancë një grup të rinjsh nga rrethi i Mirdites, te cilet akuzohen për disa vjedhje në plazhin e Shëngjinit. Sipas policise, në pranga janë vënë shtetasit Klisman Marku, 18 vjec nga Kaçinari i Mirditës, Ledjo Jaku, 22 vjec nga Lezha dhe N Ll., 17 vjec nga Munella e Mirdites.Po ashtu, policia njofton se ka shpallur ne kerkim shetetasin Pjerin Lala, 32 vjec nga Domgjoni i Mirditës. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Shengjinit-Lezhë. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynin në banesa duke vjedhur turistët që janë me pushime në Shëngjin, të cilëve u merrnin kryesisht telefona celularë, ora të shtrenjta, gjithashtu edhe para.Mësohet se në momentin e arrestimit, ata po përgatiteshin për të vjedhur në një banesë.Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, atyre iu sekuestruan 30 kopje çelësa banesash.Materialet e sekuestruara iu vunë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/bmKAYI2bi34?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakEKSTREMIZMI FETAR, ARRESTOHET IMAMI
Artikulli tjetërNDRYSHON DREJTORI, RADHË NË HIPOTEKË