Një sasi prej 15 kg kokainë është sekuestruar një ditë më parë nga policia italiane, ndërsa një çift shqiptarësh janë vënë në pranga, raportojnë mediat lokale.

Të arrestuarit raportohet se janë 32 dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet e ditur. Makina me të cilën udhëtonin u ndalua për kontroll rutinë në dalje të autostradës në “Scandicci” (Firence).

Të dy dhanë dëshmi kontradiktore lidhur me destinacionin dhe shfaqën shenja nervozizmi, kështu u shoqëruan në polici.

Gjatë kontrollit të makinës me të cilën lëviznin para se të ndaloheshin nga policia, u gjetën 15 kg kokainë. Droga ishte e fshehur në një hapësirë të krijuar rishtazi në motorin e mjetit.

Të dy u dërguan në paraburgim në Sollicciano. Dyshimet janë se çifti bënte rolin e korrierëve të drogës.

Artikulli paraprakSHKARKOHET KOMISIONERI HERAL SARAÇI, MUNGOI DY DITË
Artikulli tjetërTEATRI I RI BRENDA TRE VITEVE . ARKITEKTI BJORKE INGLES SHPJEGON PROJEKTIN