Autoritetet policore italiane të Katanias kanë arrestuar 2 trafikantë shqiptarë droge, të cilëve u kanë sekuestruar rreth 70 kg marijuanë.

Në prangat e policisë ranë B. D., 32 vjeç dhe L. Xh., 28 vjeç.
Falë aktivitetit investigativ, antidroga siciliane ishte në dijeni të mbërritjes nga Kalabria të një korrieri shqiptar me një ngarkesë te rëndësishme droge.

Në portet siciliane e në rrugët lidhëse me qendrat urbane, forcat e rendit ushtruan një kontroll të fortë policor që bëri të mundur identifikimin e shqiptarit B. D, i cili mbërriti në portin e Messinës me tragetin e linjës nga Kalabria e me automjetin e tij tip BMW.

Së bashku me të por me një automjet tip Fiat Tipo Station Weagon udhëtonte dhe shqiptari L. Xh.

Forcat policore italiane ndoqën në distancë udhëtimin e tyre nga Porti i Mesinës në brendësi të tokës siciliane.Në daljen San Gregorio të autostradës u bë ndalimi i 2 trafikantëve shqiptarë.

Në automjetin Fiat Tipo dejtuar nga Leonard Xhafa u gjetën 22 pako me marijuanë me peshë rreth 70 kg. Pas shitjes në treg kjo lëndë narkotike do të sillte një përfitim prej 160 mijë euro.
Shqiptari tjetër B. D është i njohur nga forcat e policisë me precedent penal

Artikulli paraprakFESTA E ZOJËS RRUZARE NË ZADRIMË TË LEZHËS
Artikulli tjetërVAJZA QE U TENTUA TË TRAFIKOHET PËR PROSTITUCION: DO TË IKJA PËR TURIZËM