Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në momentin kur kanë qenë duke thyer një argjendari, për ta vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, arrestuan në flagrancë:Aurel Hekurani, 36 vjeç, banues në Kavajë,Rifan Rrushi, 34 vjeç, banues në Kavajë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi më datë 21 shkurt 2018, rreth orës 23:00 , në lagjen numër 3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e 60-vjeçarit me inicialet R. A.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kavajë.