Kapen me drogë dhe mijëra euro, arrestohet 3 trafikantët shqiptarë
Policia italiane e Foxhias ka arrestuar me akuzën e trafikut të heroinës 3 shqiptarë: Klodian Lecini, 35 vjec, Pellumb Sorra dhe Shemsi Tusha. Ndalimi i tyre është bërë ndërsa udhëtonin me dy automjete në autostradën me drejtim Foxhian, raportojnë sot mediat lokale. Automjetet udhëtonin në distancë mjaft të afërt me njëra-tjetrën, sjelle kjo tipike e trafikantëve të drogës e që ka çuar në dyshimin e policisë rrugore. Pas disa minutash ndjekje policia italiane ka bllokuar të dy automjetet e në njërin prej tyre drejtuar nga Klodian Lecini janë gjetur rreth 1 kg e 15 gramë heroinë e cilësisë mjaft të pastër e konfeksionuar në dy pako. Nga kjo sasi droge mund të përgatiteshin rreth 4.500 doza heroinë. Një gramë heroinë shitet në tregun klandestin nga 50-70 euro e përftimi ekonomik e kësaj sasi droge do të ishte i lartë. Gjithashtu policia italiane pas kontrollit në banesat e tyre ka sekuestruar dhe rreth 3.900 euro.