Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 38 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e Villalvernia në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Oltion Mani dhe Vladimir Prroj, u ndaluan mbrëmjen e djeshme kur policia rrethoi zonën industriale të Tortonës, raportojnë mediat lokale.

Pasi ndaluan mjetin me të cilin lëviznin dy shqiptarët, karabinierët vërejtën një pako e hedhur tek një bimë pranë makinës. Aty u gjendën 900 gram kokainë e ngrirë. Kërkimi nga efektivët edhe në dy shtëpitë e shqiptarëve çoi në zbulimin e një vendi të posaçëm për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës. Shitja me pakicë e substancës së konfiskuar do të gjeneronte mbi 250 mijë euro, sipas medieve lokale.

Artikulli paraprak‘KRIMET’ THËRRASIN BERISHËN TË DËSHMOJË NË GJYQIN E SHULLAZIT
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET MIKROBUSI ME 30 PASAGJERË I LINJËS TROPOJË-TIRANË