Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit në Rinas. Operacioni i koduar “Shpërblimi” vuri në pranga tre shtetas nga Gana dhe Kameruni, si u dhe shpallen në kërkim dy të tjerë nga Franca.
Policia sekuestroi pasaporta e karta identiteti që do përdoreshin me anë të ngjashmërisë, për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së.
Të arrestuarit janë
-J. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator);
-B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana;
-J. B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun;
U shpallën në kërkim shtetasit francezë
-D. I
– B. Y
Skema- Nga hetimet e kryera nga policia ka rezultuar se shtetasi B. A., kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B., një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D. I. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.
Po nga hetimet ka rezultuar se 23-vjeçari J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga 21-vjeçari J. B., një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.
Policia ka dyshime se personat e mësipërm kanë bashkëpunëtorë edhe shtetas shqiptar, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.