Kapen në Brindisi,200 kg drogë shqiptare , dy në pranga.

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur me 200 kg kanabis sativa. Arrestimet janë bërë ditën e sotme në Brindisi, Itali. Sipas asaj që shkruan ANSA.it lënda narkotike u gjet në një shtëpi në periferi të qytetit të Brindizit, në lagjen Giancola, jo shumë larg nga bregdeti. Mësohet se në pranga ranë Marjol Tuni, 25 vjeç dhe Neritan Lamaj, 32 vjeç. Ata u prangosën në flagrancë në oborrin e ndërtesës së pabanuar, ndërsa droga ishte fshehur në disa çanta. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakMBYTET 12 VJEÇARI. PO LUANTE ME MOTRËN MBI LIQENIN ME AKULL
Artikulli tjetërME 89 KG MARIJUANË NË MAKINË ARRESTOHET SHQIPTARI NË JANINË