Një sasi prej 102 kilogram e 500 gram lëndë narkotike kanabis është sekuestruar në Vlorë gjatë finalizimit të një operacioni antidrogë nga policia. Lënda narkotike u gjet në një automjet që drejtohej nga 26 vjeçari Eraldo Canaj.

Policia vuri në pranga këtë të fundit. “Një tjetër rast operacioni i koduar ”Shigjetat” është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë.

Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekuestruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram” informoi policia.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartëpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET HOLANDËS PËR VIZAT
Artikulli tjetër“BLLOKOHET” FACEBOOK-U, ALARMOHEN PËRDORUESIT E RRJETIT NË GJITHË BOTËN