Kapen rreth 300 kg kanabis, do trafikohej në Itali

Kanabisi është dërguar në Karaburun me kafshë KARABURUN-Policia Kufitare dhe Delta Forcë kanë sekuestruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Karaburun 15 çanta, me rreth 300 kg kanabis. Informacione nga policia bëjnë të ditur se droga u zbulua në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun, ndërkohë që po vazhdon kontrolli i territorit pasi mendohet të ketë sasi të tjera lëndë narkotike në pyll. Sasia e drogës që është sekuestruar do të transportohej drejt Italisë me gomone pasi policia ka gjetur gjithashtu edhe 10 shishe benzinë që do të shërbenin për furnizim të mjetit. Burimet mësojnë se lënda është dërguar drejt Karaburunit me kafshë dhe se do trafikohej drejt Italisë. Policia po heton gjithashtu për identifikim dhe kapjen e autorëve posedues të kësaj lënde narkotike.

Artikulli paraprakARRESTOHET HAJDUTËT SHQIPTARË TË DIAMANTEVE. POLICIA U ZBULON THESARIN
Artikulli tjetërRIDVAN HAQIFI NGA GJILANI, I NJOHUR ME NOFKËN AL-KOSOVI, ËSHTË VRARË GJATË LUFTIMEVE NË SIRI E IRAK