Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elis Spiropali i është drejtuar opozitës në Kuvend me tone të ashpra.

Ajo e ka quajtur opozitën një “tumor gënjeshtar”, ndërsa shtoi se gjithçka që ndodhi sot në Kuvend ishte e parashikuar.

Spiropali: Me të parën tërhiqet vëmendja pastaj nxirren jashtë kësaj salle. Ose ndryshe kalojmë në votim e mbyllim seancën derisa këta të mësojnë si të sillen.

Ishte e parashikuar gjithçka që thatë e bërë këtu. Nuk doni të kuptoni se sapo kishte nisur dimri juaj. I besuat propagandës suaj. Tani po bëni të njëjtët gjë.

Ishit tumor gënjeshtar atëherë, dhe mbi këtë bazë do të nisni revolucionin në gotën tuaj të thyer. I keni duart më të shkurtra se gjuhët. Dorën mund ta përdorni të kapeni për flokësh me njëri-tjetrin, kë fusni apo nxirrni nga grupi, për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë dhe Italisë.

Artikulli paraprak“GJUHË E PAHIJSHME”, NIKOLLA PËRJASHTON NGA KUVENDI FLAMUR NOKËN: DILNI NGA SALLA!
Artikulli tjetërTENSIONE NË KUVEND, RRËZOHET KËRKESA E BARDHIT PËR MOCION ME DEBAT PËR RAI! OPOZITA BLLOKON SËRISH FOLTOREN, NDËRPRITET SEANCA