Kapet 1,417 kg kokainë “Lionel Messi”

Një sasia prej 1,417 kg kokainë është sekuestruar nga policia, ndërsa kishte të stampuar fotografinë e futbollistit të famshëm Lionel Messi. Sasia e drogës u kap nga policia peruane, ndërsa kishte destinacion Belgjikën. Lënda narkotike ka një shifër 68 milionë paund ose 85 mln dollarë. Disa prej shumë pakove të gjetura kishin gjithashtu edhe vulën zyrtare të mbretit të Spanjës. Është pohuar se përdorimi i fotos së Messit është për të treguar cilësinë e produktit në mënyrë që të mos ngatërroheshin pakot. Asnjë arrestim nuk është bërë nga policia, ndërsa lënda narkotike është konfiskuar. Paketat kishin ardhur nga Apurímac, Ene dhe rajoni Mantaro Rivers Valley, një nga zonat më të mëdha të prodhimit të kokainës në Peru. Kjo është sasia e dytë më e madhe e kapur në këtë vend brenda vitit, ndërsa më herët 2 ton kokainë u gjetën të fshehura gjatë muajit janar. Peruja së bashku me Kolumbinë është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gjethes së kokainës, që është lënda e parë.

Artikulli paraprakFAVORIZUAN KULTIVIMIN E KANABISIT, NDALOHEN DY PUNONJËS POLICIE
Artikulli tjetërMESDHE, FRIKË PËR MBI 200 EMIGRANTË TË MBYTUR NGA LIBIA