Kapet 1.5 ton kanabis në Mal të Zi, arrestohen dy skafistët shqiptarë.
Një sasi e madhe kanabisi nga Shqipëria është kapur në Ulqin të Malit të Zi. Mediat lokale raportojnë se është sekuestruar 1.5 ton drogë që trafikoheshin me skaf. Në pranga kanë rënë dy shqiptarët Benard Tahiraj dhe Elton Çaushaj. Ata po shkonin drejt Italisë dhe më pas devijuan rrugën drejt Malit të Zi. Për rreth 11 orë u ndoqën në det deri sa u kapën pranë brigjeve malazeze. Kanabisi ishte i ndarë në 78 çanta nga 20 kg secila. Autoritetet maqedonase vazhdojnë hetimin për të zbardhur plotësisht këtë linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës.