Kapet 102 kg kanabis ,4 të arrestuar
Katër persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia thanë se janë sekuestruar 102 kilogramë kanabis sativa dhe janë arrestuar 4 persona, 3 nga Mallakastra dhe një nga Tepelena. Të arrestuarit janë: Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpëtim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre banues në Mallakastër dhe Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë. Këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit kanabis kryesisht në periferi të Tiranës. Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq. Nga kontrolli në automjetet e këtyre personave, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thasë të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjerë ngjyre të bardhë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – 102 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. – 2 automjete të markave të ndryshme. – 8 aparate celulare të markave të ndryshme. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.