Kapet 50 mijë euro drogë në Itali, tre shqiptarë në pranga

Dy kilogram heroinë me vlerë rreth 50 mijë euro, është sekuestruar nga policia e Modenas në Itali dhe katër persona janë arrestuar, tre nga të cilët shqiptarë. Siç raportojnë sot mediat lokale, një grup prej pesë shpërndarësish droge, mes 30 dhe 50 vjeç, është shkatërruar, të gjithë me precedentë të mëparshëm. Tre shqiptarë dhe një italian janë arrestuar, ndërsa një tunizian po hetohet në gjendje të lirë. Droga, që vinte nga Shqipëria, ishte fshehur poshtë sedijes së një automjeti që ndodhej i parkuar në rrugën “Alassio”. Policia mësyu edhe në banesat e shpërndarësve, ku sekuestroi telefona celularë dhe 3.500 euro, të fituara nga shpërndarja e drogës.

Artikulli paraprakSHKOI PËR TË MBUSHUR UJË, MBYTET NË LUMË 70 VJEÇARI
Artikulli tjetërKAPET 28-VJEÇARI I DËNUAR ME 12 VITE BURG PËR VRASJE