Policia greke ka sekuestruar 93 kg marijuanë në Greqi, teksa në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë dhe 3 grekë.
Gjashtë të arrestuarit, mësohet se janë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.
Dy prej shqiptarëve të moshës 31 dhe 52-vjeç kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin drejt Selanikut, ku ja dorëzonin pjesës tjetër të grupit.
Policia ka ndërhyrë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge ku janë pikasur 5 nga trafikantët, ku arritën të kapnin tre prej tyre, dy shqiptarë të moshës 31, 52 vjeç dhe një grek 51-vjeç.
Dy grekë të tjerë 35 dhe 64-vjeç u larguan me makinë por u kapën me vonë në rrugën kombëtare Selanik-Moudiana.
Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan 52 kg 728 gram marijuanë dhe 1150 euro.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në Selanik, policia gjeti dhe sekuestroi dhe 40 kg 225 gram marijuanë, 2220 euro 1 peshore dhe u arrestua një shqiptar tjetër 31-vjeçar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 3 automjete.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 204 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.