Një 35 vjeçar nga Himara akuzohet se është autori i vjedhjes së një çantë personale me 4500 Euro që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Çukë të Sarandës.

Policia njoftoi sot për arrestimin e Jani Kongjini, 35 vjeç, banues në Himarë. “Shtetasi i mësipërm, më datë 24.11.2017, në afërsi të fshatit Çukë, pranë një pike karburnati, në bar kafe, ka vjedhur një çantë personale, në brëndësi të saj me sendet identifikuese personale si edhe me një sasi shume vlerash monetare prej 4500 Euro, të cilat i përkisinin shtetasit K.I., i cili kishte bërë edhe kallëzim për këtë fakt.

Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shtetasit J.Kongjini, shumën e vlerave monetare, prej 3900 Euro, 3 dollarë dhe 1500 lekë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal

Artikulli paraprakTE AKUZUARIT PËR VRASJEN E AVOKATIT GREK, DO ARRATISESHIN NGA BURGU
Artikulli tjetërGJENDET NË NJË SHKËMB TË THEPISUR, TRUPI I 56-VJEÇARIT TË ZHDUKUR