Itali, kapet banda shqiptare trafikuan mbi 2 t drogë nga 2013

Shkatërrohet në Itali një bandë kriminale e përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe italianë. Në pranga ranë 16 anëtarët e saj të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar me emrin “ Operazione 100%” nisi që në vitin 2013 për të përfunduar ditën e sotme me 16 arrestime. Gjatë operacioneve të nisura nga viti 2013 janë sekuestruar 10 kg kokainë, 90 kg heroinë dhe 2 ton marihuanë. Nëse lënda do të hidhej në treg do të arrinte vlerën prej 5 milionë eurosh. Krahas lëndës narkotike janë sekuestruar edhe materiale të tjera të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike. Kohë më parë policia zbuloi edhe një laborator ku u sekuestruan edhe armë . Pas 3 vitesh hetimi policia e Riminit arriti ti jeptë fund bandës e cila sipas hetimeve rezulton se përdorte motoskafe për të sjellë lëndën narkotike në vendin fqinj

Artikulli paraprakHUMBJA NË KORÇË, VLLAZNIA NUK E DRAMATIZON
Artikulli tjetërPAPA VIZITON AMATRICEN,TAKON BANORET E GODITUR NGA TERMETI