Kapet drogë në burgun e Drenovës, shkarkohen punonjësit

Policia e Korçës ka kapur një sasi droge që do të futej në burgun e Drenovës për të dënuarit që ndodhen në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe punonjës të burgut të Drenovës. Për këtë arsye, janë shkarkuar nga detyra disa punonjës në këtë burg. Zyrtarisht nuk dihet ende sasia e drogës së kapur por burimet thone se ajo eshte 12 gram . Policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast. Për këtë arsye, është pezulluar nga detyra shefi i policisë Adriatik Parisi.

Artikulli paraprakBASKET, PRAGNDESHJA FINALE E SUPERKUPËS TIRANA-VLLAZNIA
Artikulli tjetërEDHE POLICIA PRIVATE E ANGAZHUAR KUNDËR KANABISIT