Kapet duke trafikuar papiruse dhe statuja, arrestohet 51 vjeçari

Një 51 vjeçar banues në Elbasan është arrestuar në flagrancë në Berat nën akuzën e trafikut të veprave të artit.

Shtetasi Beqir Gjura, u prangos, pasi u kap duke transportuar me automjetin me targa AA 461 BL në pronësi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan: 1 shpatë antike, 1 pistoletë e vjetër, statuja, papiruse si dhe vepra arti të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY TRENA NË ZVICËR, 30 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërHEC 100 MLN $ MBI LUMIN SHALËS